Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe

Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton çeljen e stërvitjes më të madhe ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s. Në videon prezantuese të eventit sqarohet se “duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar, “Defender Europe 21“ do të jetë gatishmëria dhe ndërveprueshmëria ndërmjet aleatëve e partnerëve, në përgatitjen e forcave tona të kundërveprojnë shpejt ndaj krizave, si dhe të kryejnë operacione të mëdha luftimi, nëse u kërkohet”.

Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kritike për këtë ndërrmarrje është strategjia e rreptë për parandalimin e COVID-it dhe ajo e mjekimit, e zbatuar nga SHBA-ja dhe vendet pjesëmarrëse. Stërvitje si “Europe Defender 21“, dëshmojnë që përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s është maksimal dhe se aleatët dhe partnerët e NATO-s qëndrojnë të fortë së bashku./bw/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?