Nis sot sesioni i ri parlamentar, opozita në protestë

Parlamenti do të nis sot sesionin e ri në orën 18:00. Opozita tradicionale, PD për herë të parë nuk merr pjesë në çeljen e punimeve të Kuvendit për shkak të bojkotit të nisur që në shkurt bashkë me aleatët e saj. Pas mbledhjes së parlamentit i paraprin sot në ora 11:00 Konferenca e Kryetarëve tek kryesia e Kuvendit e cila do të vendosë për kalendarin dhe programin e Parlamentit.

Ndërsa rendi i ditës për seancën e sotme vijon si më poshtë:

1. Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e
Rregullores)

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

4. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18
tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)

5. Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 –
20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?