Nis strehimi i banorëve të prekur nga tërmeti, Rama zbulon 5 premtime
Aktualitet E Diel, 1 Dhjetor 2019 22:21
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj kanë nisur strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen. Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja”, shkruan Rama në Facebook.
Ai thotë se deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me
- 1 milionë lekē të reja në dorë
- Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat.
- Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj.
- Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve.
- Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.
KOHA JONË SONDAZH

