Nis takimi mes palëve që janë në luftë, zyrtarët e Rusisë dhe të Ukrainës shtrëngojnë duart

Ka nisur raundi i dytë i negociatave mes palëve që janë ende në luftë. Mes zyrtarëve të Rusisë dhe të Ukrainës, para nisjes së bisedimeve pati një shtrëngim të duarve.

Takimi po mbahet në rajonin Brest në perëndim të Bjellorusisë.

Raundi i parë i bisedimeve u mbajt më 28 shkurt dhe përfundoi pa rezultate. Në atë takim, delegacioni ukrainas kërkoi armëpushim dhe tërheqjen e ushtrisë ruse.

SHKARKO APP