Nis trajnimi i vullnetarëve, Manastirliu nxjerr fotot: Bashkë do t’ia dalim

Thirrjes publike për mjekë e infermierë u janë përgjigjur dëri më tani 3000 persona, të cilët kanë nisur trajnimin për të qenë gati në luftë me koronavirusin e në ndihme të pacientëve të prekur.

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu ka postuar në Facebook fotot e nisjes së trajnimit të vullnetarëve, duke e quajtur këtë një shembull solidariteti dhe sakrifice për profesionistët e shëndetit.

Postimi i Manastirliut

#COVID-19
Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit??
3000 mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate❗️
Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit ✅ #BashkëJaDalim

 

SHKARKO APP