Nis vaksinimi anti-covid i punonjësve të transportit ajror
Në Shqipëri ka nisur ka nisur edhe vaksinimi anti-covid i punonjësve të transportit ajror. Në prag të sezonit turistikë, tur-operatorët janë ende të paqartë mbi procedurat që do të ndiqen për vaksinimin e punonjësve të këtij shërbimi. Një pjesë e 90 mijë dozave të mbërritura nga AstraZeneca, sipas autoriteteve shëndetësore, do të shkojnë për punonjësit e shërbimit, por deri tani nuk ka një gjithëpërfshirje për procesin e vaksinimit në këtë sektor.