Nis vaksinimi në Sheshin ‘Skënderbej’/ I moshuari pret në radhë për t’u vaksinuar
Teksa sot ka nisur vaksinimit masiv të moshave mbi 70 vjeç, ky proces ka nisur në Sheshin ‘Skëndërbej’, ku të moshuarit presin në radhë. Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ Aurora Golemi, një i moshuar, i cili priste në radhë bashkë me gruan e tij për të bërë vaksinën anti-covid, është shprehur optimist për këtë proces.
Ai pohoi se ishte telefonuar nga mjekja e familjes, e cila e kishte orientuar që të shkonte për t’u vaksinuar në një prej çadrave të ngritura në sheshin Skëndërbej.
“Po presim në radhë, kemi kënaqësi që po e bëjmë. S’kemi frikë nga vaksinimi. Jemi thirrur nga mjekja. Na mori në telefon dhe na tha; do bëni vaksinën. Kaq ishte e gjitha.”, tha ai. Ditën e sotme është parashikuar që të vaksinohen 800 deri në 1000 të moshuar me vaksinën kineze ‘Sinovax’.