Nis verifikimi i dëmeve në terren

Pas tragjedisë që ka gjunjëzuar Shqipërinë, pas dhimbjes dhe zisë ka nisur edhe puna për verifikimin e dëmeve mataeriale në terren. Ekspertët shqiptarë e të huaj nisin punën për verifikimet e dëmeve në terren. Kjo pas përfundimit të operacioneve të kërkim shpëtimit në terren në zonat e Durrësit dhe Thumanës.

Mbi 250 efektivë të kërkim shpëtimit Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes morën pjesë në këtë operacion të vështirë ku për tre ditë u nxorrën nga rrënojat 50 viktima.

Ministria e Mbrojtjes informon se po bëhen saktësimet e fundit të gjeneraliteteve të viktimave përmes familjarëve për të dalë më pas me një listë përfundimtare emërore. Po kështu sa I takon kërkimeve të orëve të pasdites nën rrënojat e hotel MiraMare nuk është gjetur asnjë trup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?