Nisen drejt Tiranës çifti i aksidentuar rëndë, 6 të plagosurit e tjerë në gjendje të qëndrueshme
Rritet bilanci i të plagosurve nga aksidenti i rendë që ndodhi paraditen e sotme, ku një autobus ka përplasur një makinë në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Autobusi është perplasur me një mjet tip ‘Volswagen”, ku udhëtonte një çift të rinjsh, të fejuar, nga fshatrat e Tepelenës.
Mësohet se gruaja është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë, po ashtu edhe i fejuari i saj.
Të aksidentuarit janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Bëhet me dije se ambulancat e Gjirokastrës ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.
Raportimet e para në spital flasin për rreth 8 persona të plagosur që mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda.
Tre të lënduar qëndruan në spitalin e Tepelenës, 4 u transportuan në Gjirokastër, ndërsa një grua ndodhet në reanimacion në Gjirokastër.
Nisen drejt Tiranës çifti i aksidentuar- Ndërkohë rreth orës 9:40, ka mbërritur helikopteri për të transportuar drejt Tiranës çiftin e aksidentuar që ndodheshin në makinë, pasi gjendja e tyre është më e rëndë se e të plagosurve të tjerë.
Informacion paraprak nga Policia
Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër.
Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

KOHA JONË SONDAZH

