Niset për në maternitet, përfshihet në akisdent nëna shqiptare
Një çift shqiptar u përfshinë në një aksident automobilistik, teksa ishin nisur për në maternitet.
Fatmirësisht, pasojat nuk ishin fatale për çiftin Dorisa Hyka dhe Alto Troklini. Gruaja ka sjellë në jetë vajzën e vogël Brean, e cila gëzon shëndet të plotë.
Mediat lokale italiane shkruajnë se makinë me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një tjetër. “Isha e lemeritur”, thotë gruaja, duke shtuar se “kisha frikë për vajzën”.
Nëna vetëm 22 vjeçare thotë se ishte tek të afërmit në një darkë në San Massimo kur ndjeu dhimbjet e para. Pavarësisht aksidentit, ajo thotë se “për fat të mirë çdo gjë shkoi mirë. Ne jemi të lumtur “.
Dorisa ka shkuar në Itali prej tri vitesh ndërsa bashkëshorti i saj prej 6 vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

