Nishani: Aksidenti i Krujës, të bëhet maksimumi për të lënduarit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shprehu sot keqardhjen e sinqertë dhe dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike të autobusit të besimtarëve në Krujë, duke ngushëlluar njëkohësisht familjarët e viktimës që humbi jetën.

“Kreu i Shtetit, krahas shqetësimit për ngjarjen e rëndë, shpreh urimet për një shërim sa më të shpejtë të të lënduarve të shumtë, duke i bërë njëkohësisht thirrje Qeverisë dhe institucioneve përkatëse e përgjegjëse që të ofrojnë ndihmë të specializuar jashtë vendit, nëse është e nevojshme.

Presidenti Nishani kërkon gjithashtu nga Prokuroria dhe organet e ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen e rëndë me pasoja fatale për pelegrinët e aksidentuar, në mënyrë që të dalë në dritë e vërteta dhe të zbulohen shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?