Nishani dekreton amnistinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar ligjin për amnistinë e të burgosurve, të cilët do të mund të përfitojnë duke nisur nga 15 janari i vitit të ardhshëm.

Nga amnistia përfitojnë rreth 670 të dënuar, 15 prej të cilëve gra, të cilët kanë kryer vepra të lehta penale, për të cilat qeveria mori masa drastike në drejtim të vjedhjes së energjisë ndërtimet të palugjshme  dhe sigurisë në rrugë.

Parlamenti e miratoi nismën ligjore të Ministrisë së Drejtësisë seancën e 22 dhjetorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Amnistia do të nisë pas 15 janarit

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dënuarit të cilët do të përfitojnë nga amnistia e fundit e cila  u miratua në seancën e së enjtes  do t’i lënë qelitë pas 15 janarit. Ligji pritet të firmoset nga Presidenti  dhe më pas hyn në fuqi 15 ditë  pas botimit në fletore zyrtare.  Nga amnistia pritët te përfitojnë rreth 670 të dënuar për vepra të lehta penale.

Të burgosurit të cilët përfitojnë nga  amnistia e miratuar  nga parlamenti në seancën e fundit për këtë sesion nuk do t’i lenë qelitë para 15 janarit.

Ligji pas dekretit nga Presidentit hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?