Nishani për ministrin e ri të Brendshëm: Ekstremist politik

Kryeministri Edi Rama, bëri me dije se Sandër Lleshi do të jetë në postin e Ministrit të Brendshëm. Për këtë figurë, presidenti Bujar Nishani, i ftuar në emisionin ”Kjo Javë”, e ka konsideruar Lleshin si ekstremist politik.

”Personi konkret është një ekstremist politik, i cili kur ka patur uniformë dhe nënuniformë u angazhua në aktivitet pro politik, partizan, të njëanshëm. Është zgjedhur për shkak të dimensionit të ekstremizmit politik që ai ka. Nuk ka rëndësi kush është ministër më. Kemi dy ish-ministra që rezultuan të lidhur me veprimtari kriminale. Të dy jam i bindur që kanë përfituar nga veprimtaritë kriminale”, u shpreh Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?