Nishani, rektorëve: Profesorati triumfoi mbi krimin

Në një ceremoni të veçantë në ambjentet e Presidencës, kreu i Shtetit Bujar Nishani u ka dorëzuar dekretin e emërimit 12 rektorëve fitues të dalë nga zgjedhjet e prillit në universitete.

Në fjalën e tij, Nishani tha se se zgjedhjet treguan veç të tjerash se Profesorati triumfon dhe në raste të caktuara të trysnisë nga krimi.

“Proçesi i zgjedhjes suaj tregoi se vota e lirë është mjeti dhe mekanizimi më i rëndësishëm dhe vendimtar në një demokraci. Na bën të mundur të zgjedhim dhe të zgjidhemi duke na garantuar njëkohësisht të drejtat tona, si dhe ato të pedagogëve, studentëve dhe mbarë shoqërisë për shkollim të lartë publik dhe pavarësi të plotë në zgjedhjen e tij dhe të drejtuesve të lartë universitarë. Zgjedhjet e fundit të organizmave drejtues treguan veç të tjerash se Profesorati triumfon dhe në raste të caktuara të trysnisë nga krimi. Profesorati dhe studentët janë të angazhuar për t’u përballur me çdo sfidë të kohës së sotme dhe duket se do arrijnë të sfidojnë dhe vetë politikën duke sjellë ndryshimin e madh siç e sollën në vitet ’90”, tha kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti vlerësoi se Profesorati i Universiteteve i ka rezistuar kapjes nga politika dhe ka arritur të ruajë autonominë e Universitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se reforma në arsimin e lartë synon ta përforcojë më tej autonominë.

“Reforma në kuadër të arsimit të lartë ka në qendër Universitetin dhe studentët, duke përjashtuar çdo përpjekje për qasje të imponuar autoritare që në rast se do ndodhë do ishin fatale për një shoqëri demokratike dhe që synon të bëhet pjesë e madhe e familjes europiane. Kjo reformë është e mbështetur dhe mbetet esenciale për gjithë shoqërinë tonë. Autonomia universitare është thelbi i vetëqeverisjes, e nevojshme për vendimarrje efektive të institucioneve të arsimit të lartë në terësinë e tyre, por dhe komunitetit akademik dhe studentor në përbushjen e detyrave akademike dhe arsimore. Profesorati i Universiteteve i ka rezistuar kapjes nga politika dhe ka arritur të ruajë autonominë e Universitetit. Reforma e arsimit të lartë ndër të tjera synon të forcojë autonominë universitare duke u përpjekur të bëjë progres në këtë drejtim krahasuar dhe me të shkuarën. Liria akademike është me rëndësi thelbësore për Universitetin tonë, siç janë jetike ajo financiare, organizative dhe përzgjedhjes së personelit, të gjitha të garantuara përmes votës dhe të drejtës për të vetëqeverisur”, pohoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?