Nisi superaksioni i tatimeve

 

Zyrtarisht nis sot, 1 shtator 2015, aksioni kundër informalitetit. Mbi 600 grupe kontrolli do të dalin në terren për verifikimin e ligjshmërisë të gjitha subjekteve tregtare.

Grupet në terren do të përbëhen nga përfaqësues të administratës së tatimeve, doganave, policisë së shtetit si dhe agjensisë e strukturave të tjera të linjës.

Ndërkohë gazetarët e Ora News në rrethe raportojnë se aksioni nuk ka filluar ende në terren, por po zhvillohen takime mes tatimoreve të Tiranës dhe atyre të rretheve për të zhvilluar seminare orjentuese për aksionin.

Po ashtu në zyrat e QKR në Fier, Shkodër, Elbasan, Korcë ka radhë për regjistrim apo çregjistrim të biznesit. Ata kërkojnë më shumë kohë për regjistrimin e bizneseve.

SHKARKO APP