Nisin ethet, Milosheviç: Fitorja e Serbisë, çështje kombëtare!

Tetori ka nisur e bashkë me të, edhe ethet e ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin "Elbasan Arena".

Ndërkohë që pala shqiptare ka shqetësim dëmtimin e kapitenit, serbët druhen se lojtarët nuk do luajnë pasi nuk kanë asnjë shans për kualifikim në Europian, ndryshe nga kombëtarja shqiptare.

Për këtë arsye, zëvendës-presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Savo Milosheviç i ka karikuar lojtarët duke u thënë se kjo është një çështje e krenarisë kombëtare.

“Ndeshja me Shqipërinë është bërë një çështje kombëtare, shanset për kualifikim në Europian kanë mbaruar, por kjo është ndeshja më e rëndësishme. Duhet ta pranojmë”tha ai.

“Pavarësisht komenteve që keni dëgjuar nga njerëz keqdashës, ekipi po rritet dhe nga ndeshja në ndeshje ne jemi më mirë. Ndeshja kundër Shqipërisë mund të jetë një pikë e rëndësishme kthese. Fitorja me Shqipërinë do jetë shumë e rëndësishme në aspektin psikologjik. Presim të tregojmë fuqi, kapacitet dhe cilësi”, tha ai për gazetarët.

SHKARKO APP