Nisin homazhet në kujtim të Genti Demaliaj (FOTO)
Aktualitet E Shtunë, 10 Prill 2021 23:18
Kanë nisur këtë mesditë në hollin e radio Tirana, homazhet për përcjelljen në banesën e fundit të yllit të rock-ut shqiptar, Genti Demaliaj. Kolegë, të afërm dhe fansa të muzikantit, liderit të grupit "Djemtë e Detit", me lotë në sy po vendosin kurora me lule pranë arkivolit ku prehet 40-vjeçari. Genti Demaliaj ndërroi jetë pasditen e së martës, pas një beteje disa vjeçare me një sëmundje të rëndë e të pa shërueshme.