Nisin lëvizjet në qeveri. Xhafaj hiqet si zv.ministër i Jashtëm dhe emërohet…
Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj është liruar nga detyra këtë të enjte (3 shtator). Ai u emërua Zëvendësministr në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe është miratuar nga zv.kryeministri Erion Braçe.
Vendimi
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE
***
V E N D I M PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.