Nisin lirimet e të dënuarve nga burgjet. 55 të parët dalin nga burgu i Drenovës

Kanë nisur lirimet e të dënuarve nga burgjet pas miratimit të amnistisë në fundvitin e 2016. Të parët që e kanë shijuar lirinë kanë qenë 55 të dënuar që kanë dalë nga qelitë e burgut të Drenovës në Korçë.

Gëzimi i tyre dhe i familjarëve ka qenë shumë i madh, ndërsa mësohet se personat e lënë të lirë, kanë qenë të dënuar për vepra penale të lehta, si për vjedhje të energjisë, dhunë në familje, apo të kapur me sasi të vogla droge.

Gjithashtu lirimet kanë nisur edhe në burgun e Fushë Krujës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?