Nisin përgatitjet për sezonin e ri turistik në Durrës

Kryetarja e Bashkisë së Durrës, Emiriana Sako ka publikuar disa fotografi ku duket se po pastrohet e gjithë zona bregdetare nga papastërtitë dhe leshteriku, kjo për sezorin e ri veror që ende duhen muaj.

Sako i bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të kontribuojnë për mbajtur sa më pastër mjedisin.

”Me ndërmarrjet tona dhe me kapacitete të shtuara po bëjmë të mundur që kjo zonë të jetë e pastër përpara fillimit të sezonit. Pastrimi është detyra jonë e përditshme por ruajtja e mjedisit është një kontribut i të gjithëve. Durrësi i pastër është prioriteti ynë”.

SHKARKO APP