Nisin punimet në segmentin Elbasan–Librazhd, ARRSH: Si do menaxhohet trafiku

Të hënën fillojnë punimet në segmentin rrugor Elbasan–Librazhd. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili bën me dije se punimet dom të zgjasin deri në datën 20 mars 2022.

Në një njoftim për mediat, ARRSH, bën me dije se qëllimi i këtij Projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave të ndryshëm.

“Mbrojtja e skarpatave do të bëhet nëpërmjet barrierave, të cilat do të vendosen/instalohen në shpat dhe do të përdoren për të mbajtur shkëmbinj të mëdhenj me energji të lartë kinetike. Barrierat e propozuara të rënies së shkëmbinjve kanë një lartësi prej 4 m dhe mund të thithin një energji goditjeje deri në 1000 kJ. Kjo lloj mbrojtjeje e shpatit do të përdoret në zonat më të rrezikuara nga km 25+575 deri në km 26+155 dhe nga km 26+650 deri në km 26+800”, njofton ARRSH.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë janë marrë masat për Menaxhimin e Trafikut së bashku me Policinë Rrugore në zonën ku do të implmentohen punimet për projektin. Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500. Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse”

Swiss Digital Mobile Reklama

‐ Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.

‐ Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?