Nisin pushimet, trafik i rënduar në Vlorë, Fier dhe Lezhë

Fundjava është përballur me trafik të rënduar në disa akse rrugore.

Kështu, situata paraqitet kritike në unazën e qytetit të Fierit, ku për më shumë se dy orë është bllokuar trafiku.

Shkak është bërë fluksi i pushuesve, të cilët rendin drejt jugut të vendit për pushime.

Sakaq, drejtuesit e mjeteve janë shprehur se në këtë zonë nuk ka asnjë efektiv policie për të mbikëqyrur situatën. Ndërkohë, problematike paraqitet situata dhe në aksin rrugor Laç­-Lezhë-­Shëngjin.

Duke u gjendur përballë kësaj situate, policia ka përforcuar shërbimet dujke vendosur kështu 12 patrulla për të normalizuar qarkullimin e mjeteve.

Probleme janë shfaqur dhe në portin e Vlorës, ku ka pasur fluks të madh pasagjerësh. Sot kanë hyrë nga porti i Vlorës 1300 pasagjerë dhe 250 mjete.

Ndërkohë, trafiku paraqitet i rënduar nga zona e Skelës tek Uji i Ftohtë, ndërsa forcat policore po monitorojnë fluksin e lëvizjeve në ketë aks.

Probleme shfaqen dhe në pikën Kufitare të Morinit, ndërsa një fluks i madh turistësh nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptarë për të kaluar pushimet. Mësohet se pika Kufitare po punon me kapacitet të plotë për të përballuar fluksin. 

SHKARKO APP