Nisin reshjet e borës në Kukës dhe Librazhd

Ulja e temperaturave ka sjellë dhe rinisjen e reshjeve të borës në Kukës dhe në Librazhd. Bora ka nisur pasditen e sotme duke bërë që këto qytete të shtrohet një qilim i bardhë. Deri më tani akset rrugore nuk kanë probleme dhe nuk ka bllokim të tyre për qarkullimin e mjeteve.

Në qytetin e Librazhdit kjo është bora e parë për 2021, ndërsa në Kukës trashësia e borës ka shkuar deri në 5 cm. Lëvizja në akset rrugore nacionale dhe ato bashkiake nuk paraqesin problem pasi akset janë të qarkullueshme.

Kompania kontraktore e rrugëve ndodhet në gatishmëri për lirimin e rrugëve me borëpastruese. Nga ana tjetër, Policia apelon qytetarët që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?