Nisin testet e shpejta për Covid-19, falas në të gjithë vendin (VIDEO)

Testet e shpejta kanë nisur të aplikohen në të gjithë vendin. Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në facebook, ka publikuar pamje nga njësia vendore në Durrës ku kryhet ky lloj testi. Ndër të tjera ai shkruan se po punohet për të pasur në kohë vaksinën për grupet e rrezikuara.

“Ministrja Ogerta Manastirliu me epidemiologët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Durrës, ku ka nisur, si në të gjithë vendin, kryerja e testimit të shpejtë falas, duke rritur aksesin në testimin në kohë reale dhe të sigurt. Forcojme kapacitetet për përballimin e epidemisë, teksa vijojmë përpjekjet për të patur në kohë vaksinën anti-covid për grupet e rrezikuara”, shkruan Rama ndërsa ka publikuar edhe videon e mëposhtëme.

SHKARKO APP