Nisin trajnimet për emergjencat, Veliaj: Asnjë qytet nuk është imun ndaj zjarrit apo përmbytjes

Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e Emergjencave Civile kanë nisur trajnimet me të rinjtë e kryeqytetit për t’i përgatitur ata për çdo të papritur natyrore ose jo qoftë ajo. Këtë fakt e bënë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velija në një postim të tijin në rrjetin social facebook, ku ai thekson se qytet i mirë është ai që është i përgatitur për çdo gjë. 

“E nisem nga “Sami Frasheri” serinë e trajnimeve për emergjencat civile. Qytet i mirë është ai që përgatitet për çdo rast”, shkroi Veliaj. Gjithashtu ai shkruan se “asnjë qytet nuk është imun nga zjarret, përmbytjet apo sulmet”. Ndaj dhe trajnimi ka përfshirë pikërisht përgatitjes e sjelljeve të të rinjve ndaj fenomeneve të tilla si përmbytjet, zjarri apo sulme të ndryshme. 

Trajnimi i nisur sot me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” për emergjencat do të vijojë në ditët e në vijim në çdo shkollë të Tiranës. 

SHKARKO APP