Nisja e reshjeve të shiut, Shëngjini mbetet pa drita

Shëngjini dhe fshatrat e kësaj njësie që prej mbrëmjes së djeshme kanë mbetur pa energji elektrike.

Shkak është bërë një defekt i cili nuk është gjetur ende. Mësohet se grupet e punës që janë në terren po punojnë për gjetjen e defektit, por ende nuk dihet se kur mund të rikthehet energjia.

Nuk është hera e parë që banorët e kësaj zone mbeten pa energji elektrike, mësohet se sa herë ka reshje shiu ka defekte të kësaj natyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?