Nisja e vit të ri shkollor, MSH apel: Prindërit, nxënësit dhe mësuesit të kontribuojnë për zbatimin e masave ndaj COVID-19

Ministria e Shëndetësisë me rastin e vitit të ri shkollor i ka bërë një apel prindërve, nxënësve dhe mësuesve në ditën e parë të shkollës në kushte pandemie.

Dr. Flutura Beqo ka theksuar se duhet një bashkëpunim dhe kontribut i nxënësve e prindërve bashkë me mësuesit që të frenohet përhapja e COVID-19.

Po ashtu në deklaratë Beqo tha se strukturat e  sistemi shëndetësor janë gati për t’ju përgjigjur për çdo problematikë, dhe për të izoluar në kohë rastet e dyshuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nisja e vitit të ri shkollor është një sfidë për strukturat arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë në gatishmëri, por kërkohet kontributi dhe bashkëpunimi i nxënësve e prindërve, mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë.

Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre.

Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.”– thotë Flutura Beqo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?