Nisma anti KÇK, Peza: Çdo ditë do të ketë goditje të të “paprekshmëve”

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, tashmë Sekretar për Mediat dhe Inovacionin në selinë rozë, Alfred Peza, ishte i ftuar në studion e “Ditari” në A2 ku theksoi se nisma anti KÇK është një masë e jashtëzakonshme e përkohshme, që do të godasë çdo ditë ata që quhen të “paprekshëm”.

Në lidhje me skepticizmin dhe paragjykimit e opozitës, Peza tha: “Opozita jonë e bën opozitarizmin e saj me paragjykim. Të gjithë kanë të drejtën të jenë skeptikë, por ne duhet të presim me durim rezultatet e premtuara. Kjo masë e jashtëzakonshme do të zgjasë gjatë këtij viti dhe është e orientuar drejt grupet e strukturuara kriminale dhe familjet mafioze. Këtë masë e kanë marrë edhe Italia apo Britania”.

Sipas Pezës, “kalimi nga një sistem i vjetër i drejtësisë në bërjen eficient të sistemit të ri krijon një boshllëk që tenton ta zërë antishteti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria ka për detyrë që të krijojë antikorpet e duhura që të mos e lërë forcimin e antishtetit. Shteti krijoi këtë paketë që në momentin kur sistemi i ri i drejtësisë të funksionojë 100%, atëherë përfundon misioni i anti KÇK. Është masë e jashtëzakonshme e përkohshme. Çdo ditë do të ketë goditje të atyre që deri dje quheshin të paprekshëm”, tha Peza.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?