Nisma e Manastirliut për vizita e syze falas, përfitojnë banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Kavajë

Pas Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, nisma e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vizita të specializuara dhe syze falas vijoi në Shtëpinë e të Moshuarve në Kavajë.

58 të moshuar kryen vizitat e specializuara okulistike dhe 22 prej tyre u pajisën me syze të posaçme sipas nevojës.

Shërbimi i plotë okulistik falas, i cili ofrohet për herë të parë në institucionet rezidenciale publike për të moshuarit do të vijojë gjatë muajit Korrik në të gjitha Shtëpitë e të Moshuarve në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë 50 banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë përfituan vizitat e specializuara dhe syze falas. Nisma e Ministres Manastirliu do të vijojë me të gjithë të moshuarit që banojnë në institucionet publike rezidenciale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?