Nisma e PS-së për 5 mijë euro ndaj çdo emigranti, Janko: Qesharake

Essperti financiar, Enea Janko, thotë se partitë politike nuk po garojnë me programe të qarta. I ftuar në emisionin E-zonë, ai thotë se sikundër ka një ditë për dorëzimin e listave, duhet të ketë edhe një ditë për publikimin e programeve.

Sa i përket nismës së PS-së për të thithur sa më shumë emigrantë në Shqipëri, duke iu dhënë një grant 5 mijë euro për të hapur një aktivitet, eksperti e konsideron qesharake. Propozimin për të rishikuar taksën progresive, Janko deklaron se ky është një hap pas që mazhoranca po bën në drejtim të këtij sistemi.

”Në vetvete është një korrigjim, një kthim pas. PS premtoi që do të implementonte taksimin progresiv, por për mua nuk ka qenë progresive. Nuk mund të pretendosh që ata që fitojnë më shumë, paguajnë më shumë. Kush po fiton më shumë? Ata me deri në 250 mijë lekë në muaj. Vendet e rajonit e kanë taksën të sheshtë, 9-10 për qind, ndërsa vendet e Evropës kanë taksim progresiv. Ka ardhur koha që të rrisim shkallët e progresivitetit për të ardhurat e larta. Forcat politike duhet të vendosin si duhet t’i taksojnë të varfrit, të pasurit dhe shtresën e mesme. Këtu nuk ka taksim për të pasurit”,-tha Janko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?