Nisma e qeverisë për të bërë hetime pasurore, Erebara: Jo drejtësi sociale

Gazetari dhe eksperti për ekonominë, Gjergj Erebara, ka komentuar nismën e qeverisë për të bërë hetime pasurore ndaj individëve që nuk justifikojnë pronat apo automjetet e tyre. Për të kjo është një mekanizëm për të shpërqendruar vëmendjen nga rritja e taksave për biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë.

“Është alibi, kryeministri ka bërë ulje fiskale para zgjedhjeve të vitit të kaluar, 0 tatim fitimi për të gjitha bizneset e vogla. Tani, pas zgjedhjeve, po rivendos tatim fitimi mbi një kategori. Dhe për ta kapërdirë publikisht faktin që po prezanton një taksë të re, e prezanton si luftë kundër evazionit fiskal”.

Për të në fshehjen e të ardhurave me të cilat janë ngritur pasuritë e pajustifikuara në Shqipëri, evazioni fiskal zë një peshë të papërfillshme krahasuar me paratë që vijnë nga krimi. “Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë shkaktuar pabarazi, të tjerat janë të papërfillshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?