Nisma “Lundro dhe Pastro” përshëndetet edhe nga Rama: Me Kosovën jemi një komb!
“Lundro dhe Pastro” është një nismë që u vendos ‘në jetë’ sot, nga autoritetet shqiptare dhe ato në Kosovë. Kjo nismë konsiston në mbajtjen pastër të mjedisit, për t’i ofruar kështu turistëve dhe pushuesve një pamje më të plotë e të pastër të bukurive të të dyja vendeve.
Nisma është përshëndetur dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, shkruan se Kosova dhe Shqipëria janë një komb, një destinacion dhe kanë një qëllim: Për të pasur një mjedis e turizëm të përbashkët në të dyja anët e Bjeshkëve.
“ Jena1
Një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër
Forcat e ushtrisë së Shqipërisë e Kosovës së bashku me vullnetarë, në një ditë pastrimi të tokës e ujërave të përbashkët, për të vijuar me bashkëpunime të tjera në mjedis e turizëm në të dyja anët e Bjeshkëve”, shkruan kryeministri.