Nisma për shkarkim, Presidenti Meta letër Komisionit të Ligjeve: Keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse nga Kuvendi njëpartiak, vegël e partisë-shtet
Presidenti i Republikës Ilir Meta i kthen përgjigje Komisionit të Ligjeve lidhur me nismën e PS për shkarkimin e kreut të shtetit.
Në një shkresë dërguar Kuvendit, Presidenti argumenton se në asnjë prej njoftimeve “nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”.
Kreu i shtetit e konsideron Kuvendin si ilegjitim dhe të përfshirë në procese fiktive të pambështetura në Kushtetutë e ligje, por të orientuara verbërisht politikisht.
Presidenti argumenton se kjo përpjekje bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale.
“Është ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!”, thekson Presidenti Meta.
Ai mbyll mesazhin për organin legjislativ duke i thënë se nëse ka ndonjë grimcë legjitimiteti të zbardhë krimet zgjedhore dhe të mbledhë faktet ulëritëse.
<
KOHA JONË SONDAZH

