Një 18-vjeçar është arrestuar dhe dy të mitur të tjerë nën hetim. Vodhën produkte të shumta dhe para

Në prangat e Policisë ka rënë një 18-vjeçar dhe dy të mitur të tjerë nën hetim për vjedhjen e një dyqani në Bulqizë.

Denoncimin e ka bërë pronari i dyqanit L.O, 59 vjeç në fshatin Gjoricë. Të rinjtë dyshohet se kanë thyer xhamat e dyqanit dhe kanë vjedhur produkte të ndryshe dhe një shumë parash.

Në pranga u vu 18-vjeçari V.K nga Bulqiza si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës për dy shtetas të moshës 16 dhe 13 vjeç. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?