Një 21-vjeçar pre e ngacmimeve seksuale, prangoset 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ngacmonte seksualisht një 21-vjeçar.

Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se, arrestimi i shtetasit Arben Gjoka, banues në kryeqytet, erdhi pas denoncimit të një të riu, me inicialet M.Ç., i cili ishte pre e provokimeve dhe ngacmimeve seksuale të Gjokës.

“Dyshohet se 50-vjeçari ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur në vazhdimësi të riun, gjithashtu banues në Tiranë”, saktëson policia, e cila tashmë ia ka kaluar materialet për këtë rast prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP