Një 36-vjeçare amerikane gjendet e pajetë në Shkodër

Një 36-vjeçare amerikane e cila qëndronte me qira në një hostle në Shkodër, u gjet e pajetë këtë të mërkurë. 36-vjeçarja e cila ishte nga Texas, u gjet nga nëna e saj.

“Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A.N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thotë policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.

SHKARKO APP