Nje 61-vjeçari qëllohet për probleme pronësie, autori arrestohet me arsenal në banesë
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për ngjarjen e ndodhur në fshatin Mashkullorë, specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., banues në të njëjtin fshat, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai dyshohet se, për motive pronësie dhe arsye të tjera të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës së A. Ç., policia sekuestruan një armë zjarri tip kallashnikov, dy kallëpe tritoli, dy granata dore dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

