“Një aktor paguhet më pak se një nëpunës i rëndomtë”

Aktorët e Teatrit Kombëtar vijojnë që të kundërshtojnë projektligjin e ri të ministrisë së Kulturës për artin dhe zhvendosen te ‘Turbina’. Regjisori Altin Basha ka ftuar ministren Mirela Kumbaro që ditën e mërkurë në orën 16:00 të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar për dialog me artistët.
“Jemi gati për dialog. Ditën e mërkurën në 16:00 me kushtet dhe stafin që do ministrja e presim në këtë sallë dhe jo të jetë e mbyllur. Deri tani nuk kemi pasur transparencë. Ministren do ta presim këtu dhe jo në sallë, dhe deri atë ditë shpresojmë që të ketë gjetur çelësin e sallës që është mbyllur. Artsitët nuk mund të jenë të përjashtuar nga projektligji” deklaroi ai.

Ndërsa më i ashpër ishte aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu, i cili akuzoi se artistët jetojnë në një dhomë dhe një kuzhinë me një rrogë më të vogël se një punonjës i ministrisë, ndërsa politikanët jetojnë në vila me vlera marramendëse.

“Një aktor merr rogën më të vogël se një nëpunës i rëndomtë i ministrisë së Kulturës. Jo më kot, kolegët tanë ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk u kujdes për ata. Ata ikën me pengje në shpirt. Bujar Lako jetonte në një dhomë dhe në një kuzhinë, ndërsa politikanët tanë në vila 5 apo 10 milionë euro, prandaj nuk ka lekë për teatrin dhe ne duan të na fusin në vrimën e miut. Prandaj ndonjëherë them përse të flas? A përmbyset kjo hajdutëri? Zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre që kanë vjedhur djersën e këtij vendi, unë ia lë atij. E kuptoj që ata do të tallen me ne” u shpreh ai.

SHKARKO APP