Një banor përfiton 5759 lekë – Fondet e qeverisë për 61 bashkitë në vend

Transferta e pakushtëzuar për vitin 2019  që do të ndahet tek 61 bashkitë me formulën e re do të jetë rreth 19.4 miliardë lekë,  ndërsa financimi në total duke përfshirë dhe transfertën sektoriale arrin në  24.9 mld lekë. Por si do të ndahet transferta e pakushtëzuar dhe sa para “përfiton” çdo qytetar i vendit? Referuar dokumentit të projektbuxhetit vendor 2019, qeveria parashikon që fondi të ndahet sipas formulës së re, duke tentuar të identifikohen nevojat reale të shpenzimeve të njësive të ndryshme të vetëqeverisjes vendore mbi bazën e popullsisë, dendësisë së popullsisë dhe numrit të fëmijëve në kopshte, shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet publike.

Kështu, sipas formulës 64  për qind e transfertës për bashkitë apo 12.4 miliardë lekë alokohet mbi bazën e popullsisë relative, e llogaritur në 3.3 milionë banorë. Kjo shifër llogaritet në bazë të të dhënave të Censusit duke i shtuar 30 për qind të diferencës midis të dhënave të gjendjes civile dhe atij të censusit. Dhe sipas kësaj shifre, çdo njësi përfiton një transfertë prej 3759 lekë për banor. Ndërsa 12 për qind e totalit të fondeve për bashkitë  apo 2.3 miliardë lekë ndahen sipas dendësisë së popullsisë me mesataren 116 banorë/km2, ku çdo banori i takon 2 mijë lekë.

Pra në total çdo banor përfiton 5759 lekë nga fondet e qeverisë, të cilat jepen në formën e shërbimeve, investimeve etj.  Pjesa e mbetur, prej 24 për qind  apo 4.7 miliardë lekë, shkon për pagat e personelit në arsim, sipas numrit të fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Transferta sipas nr. popullësisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Fondi                             Numri i popullësisë

12.4 miliardë lekë       3.3 milionë banorë

Totali:                           3759/ banorë

Transferta sipas dendësisë së popullësisë

Fondi                                 Dendësia mestare

2.3 miliardë lekë             116 banorë/km2

Totali:                             2.001 lekë/banorë

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?