Një bionde dhe një brune sherr në mes të bulevardit (VIDEO)
Dy vajza, njëra bionde dhe tjetra brune, duket se e kanë pësuar keq pasi janë zënë me njëra- tjetrën në zonën e korpusit universitar.
Nuk dihet se cili ka qenë motivi i sherrit mes dy vajzave.
Në video duket momenti kur policia i fut brenda në mjet dhe i shoqëron për në komisariat, bashkë me një djalë që dyshohet të ketë qenë i përfshirë në sherr.
Ndërkohë, në sfond vihet re një nuse, e cila është duke xhiruar kripin e dasmës dhe nuk e prish shumë terezinë nga ajo që u ndodh vajzave., njofton JOQ.
Të rejat fillimisht bëjnë naze, por zëri “Shpejt, futuni brenda”, i shkund mirë dhe i detyron të hipin në automjetin e policisë.

