Një burrë po jepte shpirt tek Parlamenti, policët e mjekët qeshnin
Nuk kanë qenë të paktat rastet kur ambulanca të vijë me vonesë, mjeku të mos shërbejë pasi ndodhet në lokal etj. Por fatkeqësisht një tjetër rast ka ndodhur sot, ku një burrë rreth të 50-ave nuk ka marrë ndihmën e nevojshme pasi mjekët po qeshnin me të ndërsa pantallonat i kishte të zbërthyera. Personi në fjalë qëndronte i shtrirë para Parlamentit.
Një kalimtare e rastit i ka dëgjuar të tallen me të dhe të qeshnin, pasi personi i shtrirë i ka pasur pantallonat të zbërthyera.
Nuk ka asnjë informacion të saktë se si mund të ketë ndodhur ngjarja, pse burri qëndron i shtrirë në rrugë, por hipotezat janë se ai mund të ketë pësuar ndonjë traumë ose ka qenë viktimë e një sulmi.
KOHA JONË SONDAZH

