Një burrë shkon në spital me plagë, policia i vë prangat të birit, ja çfarë u zbulua

Ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij duke e bërë për spital, arrestohet në flagrancë nga Policia shtetasi O. T. 37 vjeç, banues në Libofshë, Fier.

Sipas bluve, në banesën e tij ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit V. T., duke e qëlluar me sende të forta.

Burimet thanë se gjitha nisi për motive banale në orën 01:00 të mëngjesit.

Djali është mërzitur pse babai ishte zgjuar në atë orë dhe e ka goditur me gurë.

63-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjet dhe një armë e ftohtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

SHKARKO APP