“Një copë betoni më ra në kokë”, rrëfimi dramatik i të mbijetuarës nga tërmeti: Po flemë në çadër, shtëpia e pabanueshme

“U trembëm shumë. Nga tërmeti më ra në copë betoni në kokë. Më çuan në spital.”. Ky është rrëfimi dramatik i një banoreje në lagjen nr.15 të Spitallës, të prekur nga tërmeti. Ajo tha se banesa e saj është bërë e pabanueshme.

“Një copë betoni më ra në kokë”, rrëfimi dramatik i të mbijetuarës nga tërmeti

“Ishim në shtëpi. Jetoj në pallat në lagjen nr.15 në Spitallë. U trembëm shumë. Ishte ngjarje e jashtëzakonshme. Sapo mbaroi tërmeti dolëm jashtë. Më ra një copë beton në kokë, më çuan me urgjencë në spital. Shtëpia është bërë e pabanuar. E kam kaluar natën në çadër. Sot do të na çojnë në hotel”, tha për gazetaren e ‘News24’ Dorjana Bezat.

Ndërkohë një tjetër person rrëfen se shtëpia e tij është shembur nga tërmeti 5.1 ballë që u regjistrua paraditen e sotme. Ai rrëfen për ‘News24’ se i është ofruar një çadër, por është i sëmurë dhe nuk mund të strehohet aty.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?