Një copëz “Shkodër” mbërrin në New York, zv/kryeministrja Mesi dhuratë personaliteteve në SHBA

Gjatë gjithë kësaj jave, zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë   Senida Mesi do të jetë e pranishme në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ku do të marrë pjesë në Forumin e Lartë Politik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në prezantimin e Raportit Vullnetar Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të lartë të OKB dhe aktivitete të tjera.

Perkrah kesaj agjende jane zhvilluar edhe mjaft takime dypalëshe. Ajo që është vene re, është se Zv/kryeministrja  ka dhuruar nje copez shkodre për çdo personalitet që ka takuar!

Ka qene pikërisht albumi Marubi, dhurata e menduar nga Mesi për të prezantuar një pjesë te kultures se hershme shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Axhenda e zv/Kryeministres Mesi në Neë York do të jetë e ngarkuar me disa takime zyrtare me përfaqësues të lartë të OKB-së si: Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e OKB Amina Mohammed; Nën-Sekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike në OKB Rosemary Di Carlo; Administratori i UNDP Achim Steiner etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë qëndrimit në SHBA, Znj. Mesi do të zhvillojë gjithashtu takim dhe aktivitet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?