Një ditë e Ritvanit në qelinë e paraburgimit
Prej afro tri javësh, autori i masakrës në Resulaj të Selenicës, qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë. Por çfarë ndodh me njeriun që tronditi opinionin me vrasjen e tetë kushërinjve të tij.
Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Përsa kohë është duke qendruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë.
Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qendrimi i 24 vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfare ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit.
Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim.
Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta. /ABC News/
KOHA JONË SONDAZH

