Një ditë pas Berishës, Basha shkon sot në Prokurori për protestën e 8 janarit! Pas tij, Gazment Bardhi

Sot radha e Llzim Bashës për të shkuar në Prokurori për protestën e 8 janarit te selia e Partisë Demokratike.

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi në prokurori për 3 orë, ditën e sotme është thirrur Basha në orën 11:00, por nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, sepse nuk e ka konfirmuar prezencën. Ndërsa pas Bashës, është thirrur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në orën 12:00.

Ditën e djeshme, për 2 orë e 40 minuta ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi përballë prokurorëve dhe u tregoi versionin e tij për protestën ku mbështetësit e Berishës u përplasën me mbështetësit e Bashës. Pas daljes nga prokuroria, lideri historik i demokratëve deklaroi se kishte informuar hetuesit se në seli ka pasur njerëz të armatosur dhe armët u larguan me makinën e kreut të Partisë Demokratike. Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës, teksa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?