Një ditë pas nisjes së shkollës, ”shpërthen” virusi. 16 mësues të prekur nga Covid-19

Një ditë pas nisjes të vitit të ri shkollor, raportohet për prekje të stafit mësimor me Covid-19. Kështu, 10 mësues të një shkolle në Kolonjë janë karantinuar. Ata dyshohen se janë të infektuar me Covid-19. Në Elbasan, 7 mësues dhe një nxënës janë konfirmuar pozitivë. Kjo ka shtuar frikën e prindërve dhe nxënësve.

Vetëkarantinimi i 10 nga 39 mësuesit e shkollës në Kolonjë janë në pritje të përgigjes së tamponit, ka ndikuar në zhvillimin e procesit mësimor të 200 nxënësve. Nxënësit thanë se mësimi u bë me orë të shkurtuara, ndërsa lëndët e mësuesve të karantinuar nuk u zëvendësuan.

Ajo që mbetet shqetësues është mosrespektimi i distancimit social në oborret e shkollave të cilët ”fajin” ia lënë drejtorisë së shkollave për mosorganizim të turneve. Me të dhënat e së martës, numri i mësuesve të prekur me virusin vdekjeprurës shkon në 16-të, në disa bashki të vendit.

Një nga rregullat e reja në nisjen e shkollës, është formulari i vetëdeklarimit për situatën e Covid-19, ku prindi ose fëmijët ngarkohen me përgjegjësi për përgjigjet që japin. Nxënësit theksojnë se nuk u lejohet hyrja në mësim nëse nuk kanë formularin. Paçka se i kanë plotësuar, prindërit shprehet se nuk ka si të ngarkohen me përgjegjësi kur nuk e dinë se kur shfaqen shenjat e Covid 19. Ata kërkojnë që vëmendja të përqendrohet tek problemet reale.

SHKARKO APP