Një fakt historik, bashkëkryetar i ceremonisë me 20 janar 1977 së inaugurimit të presidentit amerikan Jimmy Carter ishte shqiptari Bardhyl Tirana
Nga Saimir Kadiu-
Sot ishte Ceremonia e Inagurimit te Presidentit 47 të SHBA Donald Trump. Por nisur nga Ceremonia ka një fakt të ndodhur 48 vjet me parë, me 20 janar 1977 në Ceremoninë e Inagurimit te Presidentit Jimmi Carter.
Një shqiptar shërbeu si bashkëkryetar i ceremonisë së inaugurimit të presidentit amerikan Jimmy Carter.
Ky shqiptar quhej Bardhyl Tirana. Familja e tij u vendos në Shtetet e Bashkuara pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ai ishte i biri i ekonomistit të njohur shqiptar Rifat Tirana dhe artistes amerikane Rosamon English Ëalling, të cilët e zhvendosën familjen nga Zvicra ku lindi avokati Tirana në kryeqytetin amerikan, Uashington.
Bardhyli u lind në dhjetor 1937 në Gjenevë të Zvicrës. I ati i tij, i lindur në Shkodër, punonte në Lidhjen e Kombeve.
E ëma e Bardhylit ishte Rosamond Ëalling, e bija e Ana Strumsky-t, një ruse me origjinë hebreje, e cila qe martuar me Ëilliam English Ëalling, familja e të cilit është vendosur në SHBA që në kohën e revolucionit amerikan.
Bardhyl Tirana studjoi ne Universitetet prestigjoze Princeton dhe Columbia per jurisprudence.
Ai e filloi karrierën juridike në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së ish-presidentit John F. Kenedit dhe me bashkëshorten e tij të parë, Gail, punoi për fushatën për senator të Robert F. Kennedy në Nju Jork në vitin 1964.
Ndërsa ishte avokat privat, ai organizoi transportin për fushatën kryesore të kandidatit Robert Kennedy dhe fushatat presidenciale për Senatorin George McGovern dhe guvernatorin Jimmy Carter.
Bardhyl Tirana ishte një nga bashkë-kryetarët e inaugurimit të zotit Carter, duke krijuar një “festival publik”, siç dëshironte zoti Carter.
Si Drejtor i Mbrojtjes Civile në Departamentin e Mbrojtjes nën zotit Carter, një rekomandim i tij ndihmoi në krijimin e Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencace, FEMA.
Ne korridoret politike te asaj kohe Bardhyl Tirana njehej si Carter’s man (njeriu i Carter-it)
KOHA JONË SONDAZH

