Një Gjykatë ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë, Shqipëria flamurtare
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës bëri thirrje të krijohet me urgjencë një Gjykatë Ndërkombëtare Drejtësie, bazuar në parimin e juridiksionit universal, përmes të cilës të gjykohen autorët e krimeve të luftës në Ukrainë. Në dokument, Moska bëhet fajtore për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.
“Jemi të tmerruar nga raportet për shfrytëzimin e përdhunimit dhe torturës si armë lufte”, thuhet në rezolute, ku nënvizohen më tek akuzat ndaj presidentit rus, Vladimir Putin për krime në qytetin e Buchas, i cili në mënyrë cinike inkurajoi trupat ruse të vazhdojnë veprime të ngjashme.
Në selinë e OKB-së në New York, disa ditë më parë u zhvillua mbledhja për krimet e luftës në Ukrainës, e organizuar nga Shqipëria dhe Franca dhe e drejtuar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.