Një grua 60-vjeçare rrezikoi mbytjen në Himarë

Këtë të enjte, një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det.

Personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve mjekësore, në momentet e para gruaja ishte në gjendje të rënduar me rreth 70% kapacitet të dëmtuar të frymëmarrjes.

Pas trajtimit të menjëhershëm në vendngjarje, mjekët e qendrës verore kanë arritur ta stabilizojnë dhe më pas e kanë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?